KDI: Aktgjykimi i Kushtetueses të jetë baza për hartimin e statutit të Asociacionit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) e konsideron të papranueshëm çdo model të Asociacionit të prezantuar në dialog që bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Sipas KDI-së, çdo veprim për themelimin e tij duhet të ketë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe zbatimin e parimit të kushtetutshmërisë.

https://kosovapress.com/admin/kurti-pas-takimit-me-lajcakun-be-ta-mbaje-serbine-pergjegjese-per-shkeljet-e-marreveshjes/

Pas propozimeve mbi draft-statutin dhe diskutimeve mbi rregullimet alternative të Asociacionit, i rikujtojmë Qeverisë së Kosovës që të gjitha veprimet për themelimin e Asociacionit duhet të kenë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe zbatimin e parimit të kushtetutshmërisë”, thuhet ndër të tjera në një reagim të KDI-së.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkonjufca-nese-dialogu-e-ka-cmimin-e-shkaterrimit-te-kosoves-atehere-mirupafshim/

Më 2 maj në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit.

Në po këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar.

https://kosovapress.com/admin/%E2%80%8Bkurti-drafti-statuti-i-asociacionit-i-papranueshem-propozova-draft-vizionin-tim/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024