Katër vrasje të rënda në Uashington, autori kishte abuzuar nënën më parë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Katër vrasje të rënda në Uashington, autori kishte abuzuar nënën më parë
Vrasja
25/02/2026 - 14:29
Linku u kopjua

Katër persona u vranë me thikë të martën në mëngjes në shtetin e Uashingtonit, ndërsa i dyshuari 32-vjeçar u qëllua për vdekje nga një zëvendëssherif që mbërriti në vendngjarje.

Autoritetet e Qarkut Pierce kishin shkuar në një banesë në Key Peninsula për t’i dorëzuar atij një urdhër mbrojtjeje për dhunë në familje, i cili nuk ishte ekzekutuar më herët. Gjatë rrugës, policia mori njoftim se ai po sulmonte persona jashtë shtëpisë. Zëvendëssherifi i parë që arriti e qëlloi, ndërsa tre viktima u gjetën të vdekura në vend dhe e katërta ndërroi jetë gjatë transportimit në spital.

Sipas dokumenteve gjyqësore, nëna e tij kishte marrë më herët urdhër mbrojtjeje njëvjeçar, duke përmendur kërcënime, probleme të shëndetit mendor dhe abuzim me substanca. Ende nuk është e qartë pse urdhri nuk i ishte dorëzuar më parë, shkruan Associated Press.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026