Katër veta ikën nga shtëpia e sigurt në Gjakovë, dy gjenden, dy tjerë ende jo
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Katër veta ikën nga shtëpia e sigurt në Gjakovë, dy gjenden, dy tjerë ende jo
shtepia e sigurt gjakove
13/05/2026 - 09:25
Linku u kopjua

Dy nga katër personat që ishin raportuar të zhdukur nga një shtëpi e sigurt në Gjakovë, të mërkurën, janë gjetur nga policia po këtë ditë, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe për dy të tjerët.

Policia ka bërë të ditur se më 12 maj rreth orës tetë është raportuar se “dy femra dhe dy meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia e sigurt dhe nuk dihej vendndodhja e tyre”.

“Pas veprimeve policore, dy persona janë lokalizuar dhe janë kthyer në shtëpinë e sigurt, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për dy personat tjerë”, thuhet në raportin e forcave të rendit për 24 orët e fundit në vend, transmeton KosovaPress.

Rasti, gjithnjë sipas policisë, është duke u hetuar nga organet kompetente. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026