Katër komisione sot pritet ta shqyrtojnë projektligjin për ndarjet buxhetore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Foto Ilustrim
Foto Ilustruese
57 minuta më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës pritet që sot ti mbaj disa mbledhje të komisioneve ku do të shqyrtohet projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, Komisioni për Arsim, Komisioni për Punë të Jashtme dhe ai për Buxhet do ta shqyrtojnë projektligjin mbi ndarjet buxhetore sipas fushë veprimtarisë së tyre.

Derisa në një mbledhje tjetër gjatë ditës Komisioni për Buxhet do t’i votoj edhe disa raporte vjetore financiare të institucioneve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024