Aktorja britanike Kate Winslet dërgoi një donacion dhe la një mesazh për Lily-Rae Merchant-O'Hanlon, 11, në faqen e internetit GoFundMe, krijuar nga nëna e adoleshentes, Emma Merchant, 45-vjeçe.
Lily-Rae nga Nottingham, u diagnostikua në dhjetor me sëmundjen Stargardt, një gjendje e trashëguar që shkakton turbullimin e pjesës qendrore të syrit.
Nëna e vajzës ka organizuar një mbledhje fondesh për të ndihmuar Lily-Rae të shohë "gjërat që dëshiron të shohë" përpara se shikimi i saj të përkeqësohet, me aurora borealis në krye të listës. Nëna dhe vajza u gëzuan kur morën një donacion prej 5.841 eurosh dhe një mesazh personal nga aktorja.
"Ne ishim të shokuara. Ne ishim të dyja me lot," tha Lily-Rae. Ajo shtoi se shpreson të shohë botën me nënën e saj përpara se shikimi i saj të përkeqësohet.
Emma Merchant, asistente ekzekutive, tha: "Ne jemi të mahnitur. Të kesh dikë si Kate Winslet... Nuk mund ta shpjegoj se sa shumë e respektoj këtë grua si aktore, e lëre më tani si individ dhe si një ajo që është shumë bujare. Ajo gjithashtu ka dërguar një mesazh të këndshëm."
"I uroj Lily-Rae aventura magjike në mënyrë që ajo të krijojë shumë kujtime të veçanta! Shumë dashuri, Kate Winslet dhe familje," shkroi Kate Winslet në mesazh.
Ajo vuri re se shikimi i vajzës së saj po përkeqësohej kur ishte pesë vjeçe – e kishte të vështirë të lexonte në shkollë.
Vajza u diagnostikua me Distrofi Macular Juvenile më 2023 dhe familja mori konfirmimin se ajo kishte sëmundjen Stargardt disa javë më parë. Merchant e përshkroi diagnozën si ndryshim të jetës.