Kapiteni Rrahmani u bashkohet urimeve për festimin e liberalizimit të vizave për Kosovën
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbrojtësi i Napolit, njëherë kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll Amir Rrahmani iu bashkua urimeve për festimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai në një video-adresim në rrjetin X, ka thënë se mirëpret të gjithë kosovarët në Napoli dhe në pjesën tjetër të Italisë.

“Duke u falënderuar liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës munden tash të udhëtojnë brenda Shengenit deri në 90 ditë pa burokraci. Kjo do të rrisë mirëkuptimin reciprok dhe do të krijojë mundësitë për shkëmbimet e ngjarjeve kulturore, ekonomike, turistike, sportive. Ky është qyteti i bukur përbri pjesës tjetër të Italisë, i cili po ju pret. Mirë se vjen Kosovë”, ka thënë ai.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës nga 1 janari kanë nisur të udhëtojnë lirshëm drejt zonës Shengen pa viza, duke i dhënë fund kështu pritjes së gjatë disavjeçare për një gjë të tillë.

https://twitter.com/i/status/1741006756921352235
A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
664
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024