Policia e Kosovës ka gjetur sot pasdite armatim të konsiderueshëm në një lokacion afër Urës së hekurit në Zveçan, ku përveç armëve të gjata janë konfiskuar edhe fishekë, uniforma të ushtrisë së Serbisë e të policisë së Kosovës, eksploziv, radio-lidhje dhe të ngjajshme.
Kjo u bë e ditur nga Mnistri i Brendshëm Xhelal Sveçla, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media në veri të Mitrovicës, i cili së bashku me drejtorin e policisë, Gazmend Hoxha, kanë pasqyruar suksesin e radhës të pjesëtarëve të policisë së Kosovës.
Ai përmendi se këto grupe janë të udhëhequra nga Millan Radojçiq, ndërsa mbështeten e financohen nga president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ministri Sveçla premtoi se policia nuk do të ndalet për të ofruar siguri, qetësi e stabilitet, qoftë për qytetarët, ashtu edhe për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë numra të saktë të të gjithë asaj që është konfiskuar sot gjatë këtij operacioni policor.
Ai bëri të ditur se një person është duke u intervistuar në polici, si i dyshuar me lidhjen e tij drejtpërdrejt me këtë arsenal armësh.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...