Drejtoria e antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë pas zhvillimit të hetimeve të koordinuara, sot kanë realizuar operacionin e koduar “Kalaja" në një qendër tregtare në rrugën Pejë-Deçan dhe ka rezultuar me arrestimin e dy shtetasve të Kosovës.
Pas kryerjes së arrestimeve është vazhduar me bastisje dhe deri në këtë fazë në Raushiq të Pejës janë gjetur rreth 100 kilogramë marihuanë, sasi kjo në gjendje të ndryshme, disa prej tyre e gatshme dhe tjerat në formë të bimëve duke u terur e cila është sekuestruar.
Policia e Kosovës, nën dyshimet e ngritura, operacionin policor e ka vazhduar me bastisje/kontroll në Barilevë të Prishtinës, ku është gjetur një sasi e vogël si substancë e dyshuar narkotike dhe janë sekuestruar 4 vetura të ndryshme si mjete të veprës penale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kompetent, si dhe forensika për procedura tjera të nevojshme.