Kaos në aeroportet gjermane: Valixhe të humbura, fluturime të anuluara
Lexohet për: 2 min.
aeroport
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në mesin e sezonit të pushimeve verore, bagazhet që nuk u janë dorëzuar pronarëve po grumbullohen në aeroportet gjermane për shkak të mungesës së stafit, raportojnë agjencitë gjermane të lajmeve.Vetëm në aeroportin e Mynihut, sipas dpa, janë depozituar disa mijëra bagazhe që kanë humbur rrugës për tek pronarët e tyre.

Në aeroportin më të madh gjerman në Frankfurt am Main, numri i valixheve që nuk iu dorëzuan pronarëve të tyre arriti në disa mijëra. Si një nga arsyet, përveç mungesës së stafit, administrata e aeroportit të Frankfurtit veçon numrin e madh të fluturimeve me vonesë. Lufthansa, e cila shërben si bazë në Aeroportin e Frankfurtit, ka anuluar fluturime shtesë deri në zgjidhjen e situatës me valixhet e grumbulluara.

Aeroporti i tretë më i madh i vendit, ai në Dusseldorf, nuk mund të vlerësojë numrin e valixheve të humbura të gjetura në magazinat e këtij aeroporti të Gjermanisë Perëndimore, por i referohet kompanive ajrore, të cilat mbajnë statistika për bagazhet e humbura. Situata është e ngjashme me aeroportet më të vogla si ato në Hamburg, Hanover apo Shtutgart, të cilët në periudhën aktuale në fillim të pushimeve verore në shumë shtete federale janë në kufi të kapacitetit.

Duke pritur me orë të tëra. Ndërkohë, kritikat për situatën kaotike në aeroportet gjermane, ku duhet të presësh me orë të tëra për të dorëzuar bagazhet, si dhe kontrollet e sigurisë, nga linjat ajrore dhe autoritetet e aeroportit, i drejtoheshin pjesërisht qeverisë gjermane. “Situata në aeroportet gjermane ka qenë prej kohësh e parashikueshme. Pse qeverisë gjermane i duhen pesë javë për të nxjerrë leje speciale për importin e punëtorëve nga Turqia?”, tha zëdhënësja e opozitës, Unioni Kristian Demokrat CDU/CSU, Anja Karlicek.

Ajo thotë se ministritë përkatëse kanë injoruar paralajmërimet nga industria e udhëtimeve dhe sindikatat e linjave ajrore për javë të tëra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025