Kandidatura për kreun e LDK-së, Faton Bislimi: Varet nga vota e delegatëve
Lexohet për: 2 min.
Besnik Bislimi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Faton Bislimi deklaroi se kandidatura e tij varet nga vota e delegatëve. Sipas tij, vetëm Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm.

Ai para nisjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, u shpreh se është i angazhuar që të paraqesë ofertën e tij për këtë parti.

Bislimi nuk ka dashur të paragjykojë në lidhje me kandidaturën për kreun e LDK-së, duke thënë se kjo varet nga vota e delegatëve.

Bislimi, i cili po synon kandidaturën e kryetarit, shtoi se vetëm ish-presidenti Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ndryshe, LDK mban sot Kuvendin e dhjetë Zgjedhor. Në garë për kryetar të partisë janë kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Faton Bislimi.

Bislimi ka njoftuar se nëpërmjet një shkrese zyrtari u ka bërë me dije Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, se ka vendosur që në Kuvendin e dhjetë të LDK-së, do të paraqesë para delegatëve, kandidaturën për kryetar të partisë.

Lumir Abdixhiku kishte marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 14 mars 2021, përballë dy kundërkandidatëve tjerë, nënkryetarit Lutfi Haziri dhe anëtarit të kryesisë, Besian Mustafa. LDK është partia e dytë më e madhe opozitare në vend. /KosovaPress/

Tahiri: Kosova të bëhet atdheu siç e ëndërrojmë të gjithë ne - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025