Kampioni më i ri në histori të F1
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kampioni më i ri në histori të F1
New Project (46)
29/03/2026 - 14:36
Linku u kopjua

Kimi Antonelli ka shënuar një fitore spektakolare në "Grand Prix" të Japonisë, duke u bërë piloti më i ri në historinë e Formula 1 që kryeson renditjen e kampionatit botëror.

Edhe pse e nisi garën nga "pole position" me një start të dobët që e zbriti në vendin e gjashtë, italiani i Mercedesit shfrytëzoi në mënyrë perfekte daljen e makinës së sigurisë për të rimarrë kreun. Ai la pas vetes Oscar Piastri-n e McLaren dhe Charles Leclerc të Ferrarit, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi pas asaj në Kinë.

Pas garës në Suzuka, 19-vjeçari u shpreh i matur pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm: "Sigurisht që është ndjenjë e madhe, por rruga është ende e gjatë dhe më duhet të vazhdoj të rris nivelin, sepse George (Russell) është shumë i shpejtë", deklaroi Antonelli sipas Flashscore.

Me këtë fitore, ai tashmë udhëheq renditjen me 9 pikë avantazh ndaj shokut të skuadrës, Russell. Ndërkohë, kampioni i botës Max Verstappen përfundoi vetëm në vendin e tetë, në një garë që u karakterizua edhe nga aksidenti i frikshëm i Ollie Bearman, i cili fatmirësisht shpëtoi pa fraktura.

Video e aksidentit në Youtube

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026