Kampioni Inter fiton sërish
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra Inter, tashmë kampion i Italisë, po fiton ndeshjet gjatë gjithë kohës. Në ditën e festimit të titullit në Milano, futbollistët e Simone Inzaghit në “San Siro” para mbi 70 mijë tifozëve mposhtën Torinon me rezultat 2:0, falë dy golave të Calhanoglu në minutën e 56-të dhe katër minuta më vonë nga penalltia. Pas 34 xhirove Inter prin me 89 pikë të paarritshme, 19 më shumë se Milan në vendin e dytë. Torino renditet në pozitën e dhjetë me 46 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024