Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë, Kosova fiton në të dy konkurrencat
Lexohet për: 1 min.
7-Kosova
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtaret e Kosovës, në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, e kanë nisur me fitore Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë

Edicioni i këtij Kampionati Ballkanik të volejbollit në rërë po zhvillohet në qytetin Balikesir të Turqisë, përcjell KosovaPress.

Sa i përket konkurrencës së meshkujve, Kosovën po e përfaqëson dyshja Fatlum Hajrizi e Erion Bajrami, të cilët e fituan ndeshjen me rezultat 2:0 në sete kundër Serbisë, pasi që ekipi serb nuk u paraqit në fushë.

Ndërkaq, në konkurrencën e femrave, dyshja Dhuratë Sylejmani e Valmira Ramadani treguan paraqitje mjaft të mirë kundër nikoqirit të kësaj gare, duke triumfuar me rezultat 2:0 (21-15, 21-15) në sete kundër Turqisë.

Vajzat ndeshjen e radhës e zhvillojnë po ashtu kundër Turqisë, sot me fillim nga ora 15:40, kurse meshkujt do të takohen me Moldavinë ose Turqinë, varësisht nga rezultati i ndeshjes tjetër, në përballjen që luhet me fillim nga ora 14:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025