Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë do të mbahet në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Mes datave 22-24 korrik në 'Holiday Resort' të Sllatinës së Madhe, do të zë vend Kampionati Ballkanik, meshkuj dhe femra, ku do të marrin pjesë ekipet më të mira ballkanike.

Ky kampionat është vetëm vazhdimësi e organizimeve të nivelit ndërkombëtar nga Federata e Volejbollit të Kosovës.

Pritet të jetë garë jashtëzakonisht e fortë, andaj ftohen të gjithë volejbolldashësit të përcjellin nga afër ndeshjet në fushën e resortit ‘Holiday’.

FVK gjatë ditëve në vijim do të bëjë publik orarin e ndeshjeve dhe shtetet pjesëmarrëse.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024