Kamberi: Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc
Lexohet për: 1 min.
shaip kamberi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka njoftuar se zgjedhjet e parapara për ditën e sotme në Tërnoc nuk janë mbajtur. Ai ka fajësuar komisionerët e Ivica Daçiq për pengesa, për çka tha se nuk do i lejojnë, raporton KosovaPress.

Ish-deputetit në Parlamentin e Serbisë i duhen gjithsej 610 vota për të marrë mandatin e serishëm, për çka herën e fundit ai nuk ka arritur të sigurojë ulëse për 12 vota.

Ndërkaq, kjo është hera e katërt që janë paraparë zgjedhjet në Tërnoc, meqë Gjykata Administrative vendosi pro ankesës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plot të Kamberit:

Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc.

Komisionerët e Ivica Daçiqit deshën ta bëjnë ligjin sot në Tërnoc, duke thënë se kjo është 'kralevinë'.

Nuk i lejuam e as që do t’i lejojmë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024