Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia, ndalohet nga policia
Lexohet për: 1 min.
Policia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Njësiti policor gjatë patrullimit në fshatin Banjë të Zubin Potokut, ka hasur dhe ka ndaluar automjetin kombi me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar.

Sipas Policisë, në automjet i dyshuari kishte pasur të ngarkuara një sasi të konsiderueshme të frutave të mjedrave.

I dyshuari me automjet në mënyrë ilegale përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë, kishte hyrë në territorin e Kosovës.

Në konsultim me prokurorin, automjeti është dërguar në terminal doganor që do të merren me mallin, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024