Kajakim/Gjoshi dhe Xhemajli përfundojnë garën në Lojërat Evropiane
Lexohet për: 1 min.
14-Gjoshi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sportistët tanë, Lorand Gjoshi dhe Blandine Xhemajli i kanë përfunduar garat në kajakim në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Gjoshi dhe Xhemajli dhanë maksimumin në disiplinën kros, por që nuk ishte e mjaftueshme që të zënë një vend në tetë më të mirët e kësaj gare, raporton KosovaPress.

Në konkurrencën e meshkujve, Gjoshi zuri vendin e 43 nga 52 garues sa ishin.

Në anën tjetër, në konkurrencën e femrave, Xhemajli u rendit e 34-ta nga gjithsej 40 garuese sa ishin. Vetëm 16 më të mirët u kualifikuan tutje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024