Kafeja me stomakun bosh: Sa e rrezikshme është?
Lexohet për: 2 min.
kafeja
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kafeja ka disa avantazhe për trupin, mund t'ju zgjojë, të ndikojë në përqendrim më të mirë, mund të rrisë nivelin e energjisë, por edhe të parandalojë shfaqjen e disa gjendjeve.

Megjithatë, duhet kujdes i veçantë kur pini kafe, sepse, për shembull, shumë kafe në ditë mund të ketë efekte anësore, dhe megjithëse duket si një ide e mirë, kafeja me stomakun bosh nuk rekomandohet vërtet.

Kafeja me stomakun bosh mund të ndikojë ndjeshëm në disa funksione në trup, dhe hidhësia e kafesë mund të stimulojë prodhimin e acidit në stomak, gjë që mund të çojë në urth.

Efektet anësore të kafesë në stomak bosh:

1. Probleme me tretjen

Kafeja me stomakun bosh do të shkaktojë probleme me tretjen për disa, të cilat fillojnë me gllënjkat e para dhe mund të zgjasin me orë të tëra. Mund të shfaqen dispepsi, dhimbje barku, fryrje, urth, refluks i acidit të stomakut në ezofag, marramendje, diarre ose kapsllëk.

2. Kortizoli rritet

Rritja e niveleve të këtij hormoni të stresit mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut, diabet të tipit 2 dhe sëmundje të zemrës. Pasi kortizoli të rritet gjëja e parë në mëngjes, do të duhet pak kohë që ky hormon të kthehet në ekuilibër. Nga ana tjetër, rezultoi të ishte një rritje e vogël që me shumë mundësi nuk ndikon në shëndetin e përgjithshëm.

3. Ndjeheni nervoz

Kafeja mund të shkaktojë shqetësim në trup, si dhe nervozizëm dhe ankth, të cilat mund të ndodhin pasi kafeja të përthithet në trup, rreth 45 minuta pas pirjes. Po kështu, te disa njerëz, pirja e kafesë në çdo kohë të ditës mund të çojë në rrahje të zemrës.

4. Dhimbje koke

Kafja e tepërt mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje koke ose migrenë që mund të zgjasin gjithë ditën dhe të ndikojnë në aktivitetet e përditshme.

Është e rëndësishme të theksohet se kafeja me stomakun bosh nuk do t'i shkaktojë këto efekte anësore te të gjithë, dhe kërkimet janë gjithashtu të ndara. Disa nuk do kenë asnjë problem dhe sërish do mund të pinë kafe çdo mëngjes, ndërsa të tjerët duhet të kenë kujdes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024