Për miliona njerëz, dita nis vetëm pas filxhanit të parë të kafesë. Por sa kafe mund të konsumohet pa ushtruar presion mbi zemrën?, shkruan mondo sanita.it.
Sipas një deklarate të re shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës (American Heart Association), të publikuar më 20 korrik në revistën Circulation, për shumicën e të rriturve të shëndetshëm deri në 400 miligramë kafeinë në ditë konsiderohen përgjithësisht të sigurta.
Dokumenti thekson gjithashtu se konsumi i moderuar i kafesë është lidhur, në disa studime, me një rrezik më të ulët për sëmundje koronare të zemrës, goditje në tru dhe insuficiencë kardiake.
Megjithatë, ekspertët sqarojnë se kjo është vetëm një lidhje statistikore dhe nuk provon se është vetë kafja që mbron zemrën.Ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet të numërohen vetëm filxhanët, por sasia totale e kafeinës që merret gjatë ditës.
Përmbajtja e kafeinës ndryshon sipas llojit të kafesë, përzierjes, sasisë së pluhurit, kohës së ekstraktimit dhe madhësisë së filxhanit.
Kufiri prej 400 mg vlen për të rriturit e shëndetshëm dhe nuk do të thotë se ata që pinë një ose dy kafe në ditë duhet ta shtojnë patjetër konsumin.