Kadeti i FSK-së diplomon në Akademinë e Mbrojtjes kroate
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Shaban Shehu ka diplomuar në Akademinë e Mbrojtjes kroate.

Kjo, është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të FSK-së, në rrjetin social Facebook.

Shehu, do të vazhdojë edhe studimin master në Kroaci, kurse pas përfundimit do t`i  bashkohet Forcës së Sigurisë së Kosovë

“Kadet Shaban Shehu pas katër vite studimi në Akademinë e Mbrojtjes kroate ka përfunduar me sukses të shkëlqyer akademinë dhe ka marr gradën nëntoger, dhe për shkak të rezultateve të larta gjatë studimit ai do të vazhdoi edhe studimin master, pas përfundimit do t`i  bashkohet Forcës së Sigurisë së Kosovë për të dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe avancimin dhe për të shpërndarë njohurit tek ushtarakët e FSK-së”, thuhet në njoftim./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024