Kaçanik: Postoi armë në rrjete sociale, shoqërohet një person në polici
Lexohet për: 1 min.
418753514_676186581388270_234916330879664742_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Stacioni i policisë në Kaçanik ka pranuar një informatë se një person në rrjetet sociale kishte postuar një video sekuencë, duke e përdorur një armë zjarri -  pistoletë.

Njësia e Hetimeve të stacionit në Kaçanik, në Dubravë të Kaçanikut ka identifikuar personin A.T. (23), të cilin sot, rreth orës 14:30 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit. Rasti është cilësuar përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025