“Ka pasur momente kur kam qenë më i mirë se Messi”, Bardhi e çon vetën në qiell
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, i cili luan për skuadrën turke Trabzonspor, e ka krahasuar vetën me njërin nga futbollistët më të mirë të gjitha kohërave, madje duke thënë se në një aspekt ka qenë më i mirë se superylli argjentinas.

Në një intervistë me “Sniper”, Bardhi foli për gjuajtjet e lira, për të cilat tha se një kohë ka qenë më i mirë se Messi, raporton KosovaPress.

“Ka pasur momente kur unë kam mundur ta kaloj suksesin e Messit. Ka pasur edhe momente kur kam qenë më i mirë nëse është shikuar përqindja e saktësisë. Jam tejet krenar që dëgjoj krahasime të tilla. Është kënaqësi, po e kaloj periudhën më të mirë tani”, ka thënë Bardhi.

Në 35 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me Trabzonsporin, Enis Bardhi ka regjistruar pesë gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024