Juventusi kërkon çmim simbolik për Pogban
Lexohet për: 2 min.
1-Juventusi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Thuhet se Paul Pogbas i është ofruar një ofertë e majme nga skuadra saudite, Al Ahli dhe Juventusi tani i ka vënë një çmim simbolik mesfushorit francez.

Pogba përhapi spekulimet për largim nga Juventusi kur u pa që kishte udhëtuar në Jeddah. Edhe pse natyra e vizitës shihej të jetë personale, thuhet se ai ka vizituar qendrën stërvitore të Al Ittihad, raporton KosovaPress.

Klubet nga Arabia Saudite kanë qenë tejet të zëna në këtë merkato, duke transferuar yje të njohur të futbollit si Karim Benzema, N’Golo Kante e Roberto Firmino.

“Gazzetta dello Sport” bën të ditur se si Al Ahli i ka dërguar agjentes së Pogbas, Rafael Pimenta, një ofertë e cila përmban një kontratë tre vjeçare në vlerë të 100 milionëve, për ta bindur fituesin e Kupës së Botës të kalojë në Ligën Pro Saudite.

Juventusi do të lejojë largimin e 30 vjeçarit këtë verë dhe do të pranonte një ofertë në regjionin e 10 milionë eurove.

“Zonja e Vjetër” e riktheu Pogban në skuadër vitin e kaluar, kur edhe e transferoi si lojtar të lirë pas largimit nga Manchester United.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025