Juventus dështon të fitojë në finish, mbetet ekipi i vetëm pa humbje në Serie A
Sport
Lexohet për: 2 min.
Lecce-Juventus
2 javë më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Juventusit kanë dështuar të shënojnë fitore në udhëtim sonte ndaj Lecce duke luajtur baras me rezultat 1:1.

Ndeshja në stadiumin “Via del Mare” nuk ishte aq interesante, por duket se ndikoi mungesa e nëntë lojtarëve të ekipit të parë të “Zonjës së vjetër”, për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme.

Golin për mysafirët e shënoi Andrea Cambiaso, pas asistimit të Teun Koopmeiners, në minutën e 68-të, ndërsa Rebiq i siguroi një pikë të madhe Lecce-s në minutën e tretë të kohës shtesë.

Juventusi pas 14 xhirosh mbetet ekipi i vetëm në Serie A pa humbje, duke u renditur në pozitën e gjashtë me gjithsej 26 pikë, teksa Lecce ndodhet në zonën e rrezikshme (16) me vetëm 13 pikë.

Napoli, i cili sot fitoi si mysafir ndaj Torinos 1:0, kryeson tabelën me 32 pikë. Atalanta, e cila nesër takohet me Romën si mysafir, renditet e dyta me 28 pikë.

Inter e Fiorentina, po ashtu kanë nga 28 pikë, në pozitat tre dhe katër, por me një ndeshje më pak, pasi takimi ndërmjet këtyre dy skuadrave sot u ndërpre. Lazio, i cili humbi sot në udhëtim nga Parma 1:3, renditet në pozitën e pestë po ashtu me 28 pikë, por me gol-diferencë më të dobët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024