Anthony Joshua ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për Jermaine Franklin përpara natës së ndeshjes, duke paralajmëruar se rivali i tij po “hap varrin e tij” për përballjen mes tyre në peshat e rënda.
Pas humbjeve radhazi ndaj Oleksandr Usyk, Joshua synon të kthehet në rrugën e duhur duke luftuar në “O2 Arena” të shtunën.
29-vjeçari synon të shkatërrojë shpresat e Joshua-s për t'u rikthyer në rrugën e kampionit të botës, me besim se do të sigurojë fitoren me nokaut që do ta linte të ardhmen e britanikut në këtë sport në dyshime serioze.
I etur për të rimarrë vendin e tij në elitën kryesore të boksit pa asnjë fitore që nga dhjetori 2020, Joshua paralajmëroi kundërshtarin e tij se do të mposhtet me nokaut dhe hodhi poshtë sugjerimet që tani mund të jetë koha e përsosur për dikë që ta luftojë atë.
“Nuk më takon mua të flas, të takon ty që të flasësh për mua. Unë do ta bëj punën time të shtunën. Dhe sinqerisht, kjo është gjithçka në të cilën jam përqendruar, nga raundi i parë në raundin e 12-të. Jam i përgatitur për të 12-roundet, por besoj në aftësinë time dhe në goditjen time për ta përfunduar më herët luftën.”, përfundoi Joshua.
Joshua ka kaluar disa muaj i mbyllur në kampin stërvitor në Teksas me Derrick James, njeriun që solli vitin e kaluar për të mbikëqyrur titullin e tij të fundit botëror.