Jo vetëm për siguri, Policia e Kosovës tregon sukses edhe në futboll
Lexohet për: 1 min.
1-Policia e Kosoves
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës e ka fituar edicionin e katërt të turneut të futbollit, “Dita Olimpike”, që u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Në turneun i cili u zhvillua në stadiumin e KF Ramiz Sadikut në Prishtinë, Policia e Kosova mposhti në finale Veteranët me ndihmën e penalltive, raporton KosovaPress.

Lojtari më i mirë ishte Rinas Uruqi.

Në total pjesë e turneut ishin tetë ekipe. Krahas finalistëve, pjesëmarrës ishin edhe KOK-u, Ministria për Kulturë, Rini e Sport, Forca e Sigurisë së Kosovës, BKT Kosova, Kolegji AAB dhe Zyra Kombëtare e Auditimit.

Ky turne është në kuadër të aktiviteteve që po mbahen me rastin e shënimit të Javës Olimpike 2024. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025