Qytetarët në Komunën e Obiliqit përveç ndotjes së ajrit po ballafaqohen edhe me zhurmën e madhe që vije nga termocentralet e Korporatës Energjetike e Kosovës (KEK). Për këtë situatë, ka folur edhe vet kryetari i kësaj komunë, Xhafer Gashi, i cili ka thënë për KosovaPress, se janë duke bërë përpjekje që të gjejnë një kompani kontraktuese e cila do të merret në mënyrë profesionale për të parë se sa është gjendja faktike e ndotjes së ajrit dhe zhurmës. Derisa qytetarët ankohen se ajri i ndotur po shkakton efekte negative në shëndetin e tyre.
Po ashtu nga komuna zotohen se janë duke bërë veprimet e nevojshme për të ndaluar këtë dukuri.
Ndërsa, janë vet qytetarët të cilët shprehin shqetësimin e tyre ndaj kësaj situate. Qytetari Tahir Selmani derisa thotë se ajri i ndotur po ndikon keq në shëndetin e tyre, kërkon nga ekspertet përgjegjës të dalin me një qëndrim sa i përket kësaj çështje dhe t’i jepet fund këtij problemi.
Edhe qytetari Selim Krasniqi derisa ka përmirësime në këtë drejtim, shton se ka pasur mundësi të bëhet më shumë për të ndaluar këtë dukuri.“Projekti do të financohet nga BE-ja përmes fondeve IPA, ky projekt është unik për të dy njësit e TC Kosova B dhe kontrata ka të përfshirë dy projekte si në vijim: Elektrofiltrat, transporti i brendshëm i hirit dhe projektin e DeNOx-it në kaldaja. Kostoja e kësaj kontrate është mbi 77 milionë euro dhe mbulohet nga Zyra e BE-së e cila në fakt është Autoritet Kontraktues i këtij projekti. Projekti sipas kontratës ishte planifikuar të filloj në vitin 2020 në njësinë B1 dhe në vitin 2021 në njësinë B2. Por për arsye të pandemisë afati ishte shtyrë për një vit. Po për të njëjtën arsye të pandemisë por edhe për shkak të nevojës se konstatuar për intervenime në kaldatë e dy njësive (dilatimeve) projekti ishte shtyrë përsëri dhe parakusht për fillimin e tije ishte investimi i KEK-ut në projektin e dilatimeve në kaldajë. KEK gjatë vitit të kaluar ka përfunduar projektin e dilatimeve të kaldave në njësitë B1 dhe B2 (mbi 15 mil. eur.) i cili ka qenë parakusht për fillimin e projektit të Elektrofiltrave dhe DeNOx nga BE dhe aktualisht KEK është i në pritje për projektin e elektrofiltrave nga BE”, ka thënë ai.
Megjithatë, sipas njoftimeve të fundit nga BE, ky projekt pritet të realizohet ne vitin 2025/2026.