109 ditë kanë kaluar që kur Nicolo Fagioli u suspendua për shtatë muaj nga aktivitetet e futbollit për shkak të basteve në ndeshje, gjë kjo që e ka nisur një kapitull të ri në jetën e mesfushorit të Juventusit.
22 vjeçari italian e pranoi një marrëveshje përmes së cilës ai e pranoi se ka vënë baste në ndeshjet që nuk përfshijnë skuadrat e tij, marrëveshje kjo e cila e suspendoi nga aktivitetet e futbollit deri më 25 maj të këtij viti, raporton KosovaPress.
“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se si Fagioli po vazhdon me qetësi jetën e tij përpara pas suspendimit nga futbolli. Ai ka shfaqur interesim të madh në tenis me të dashurën e tij, Giulian. Për dallim nga Paul Pogba, Fagiolit i lejohet që të stërvitet me bashkëlojtarët e tij te Juventusi.
Mesfushori 22-vjeçar takohet me specialistin e varësisë Paolo Jarre një ose dy herë në javë për të punuar në varësinë e tij nga bastet. Ai merr frymëzim nga Paolo Rossi, i cili gjithashtu u skualifikua dhe u bë hero me Italinë në Kupën e Botës në vitin 1982.