Në gusht çifti i famshëm Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vendosën të ndaheshin. Edhe pse ende nuk e kanë finalizuar divorcin, të dy tashmë po planifikojnë jetën e tyre veçmas.
Së fundmi, J.Lo ka zbuluar arsyet pse vendosi t’i japë fund një martese që shumë menduan se do të zgjaste me dekada.
Pavarësisht shpresës se çifti do të kishte një fund përrallor, aq më tepër që ata ishin martuar, gjërat nuk shkuan kështu.
Në një bisedë me Nikki Glaser për revistën Interview, Lopez shpjegoi se “e gjithë bota e saj shpërtheu” pas publikimit të dokumentarit të saj.
Ndërsa po rikuperohej nga ndarja e saj e fundit, Jennifer i tha Glaser-it se ajo mësoi se gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit dhe është thelbësore të mësosh nga gabimet e tua.
“Unë po reflektoja për këtë moment në jetën time dhe mendova, ‘Kjo nuk është ajo që imagjinoja se do të ishte’. Pastaj kuptova, ‘Jo, kjo është pikërisht ajo që më duhej për të arritur atje ku dua të shkoj’, i tha Lopez, Glaser.