“Jemi live, jemi live”, Leao konfrontohet me gazetarin pas humbjes nga Roma
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Rafael Leao dukej tejet i nervozuar pas humbjes së Milanit kundër Romës të enjten aq sa u konfrontua me një gazetar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Leao bëri një paraqitje zhgënjyese kundër Romës në “San Siro” mbrëmë dhe u vërshëllua nga një pjesë e tifozëve në “San Siro” kur u largua, përcjellë KosovaPress.

Ai dukej goxha i mërzitur në pankinë dhe pas fishkëllimës së fundit u përplas me një gazetar në zonën mikse.

Një video e postuar në Instagram nga “VoceGiallorossa” tregon portugezin duke u përballur me një gazetar i cili kishte thënë: "Ja, Leao po largohet nga stadiumi".

Është e paqartë nëse gazetari kishte thënë diçka më parë, por kur Leao u përball me të, duke e pyetur: "Çfarë m*** dëshiron?" gazetari tha se nuk mund të përgjigjej sepse ishte në live.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024