Java e futbollit kosovar në Evropë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Garat evropiane në futboll, në nivel të klubeve nis këtë javë dhe Kosova do të përfaqësohet nga katër klube në kompeticionet që organizohen nga UEFA.

Gjithçka do të nis të martën, me kampionin e Kosovës, Ballkani që do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku do të luajë sfidën e parë të kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve dhe do të ballafaqohet me kampionin e Bullgarisë, Ludogoretsin, raporton KosovaPress.

Entuziazmi në ekipin që trajnohet nga Ilir Daja është shumë i madh, sidomos pas paraqitjes së suksesshme në garat evropiane vitin e kaluar, por dihet se rivali i tyre është jashtëzakonisht i fortë.

Biletat për këtë ndeshje janë në shitje që nga java e kaluar dhe pritet që në Prishtinë Ballkani të ketë mbështetjen e një numrit të madh të tifozëve.

Dita e enjte sjellë në fushë edhe dy skuadra të tjera kosovare në kuadër të Ligës së Konferencës.

Për herë të parë në histori të klubit, Dukagjini do të luajë në këtë garë dhe do ta pres në Prishtinë skuadra e Gjibraltarit, Europa Fc. Ky do të jetë një rast shumë i mirë që skuadra e trajznerit Armend Dallaku të krijojë imazh të mirë edhe përtej futbollit vendor.

Në po të njëjtën ditë, në po të njëjtën garë do të luajë edhe Gjilani, skuadër e cila luan në udhëtim te skuadra Niedercorn në Luksemburg.

Drita, ndërkohë nuk do të luajë këtë javë pasi pret çerekfinalet e Ligës së Konferencës ku do të ballafaqohet me skuadrën nga Republika e Çekisë Viktoria Plzen më 27 korrik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024