Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me përfaqësues të OVL-UÇK-së kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Në 24 vjetorin e sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj kësaj familje në Prekaz, Jashari tha se u ndaj sulmit tinëzar të forcave elitare serbe, gra, burra e fëmijë në atë kohë bën rezistencë.
Pas homazheve në vendin ku prehën më shumë se 50 trupa të vrarë, Bekim Jashari tha se është nder, e obligim institucional që të kujtohet e kaluara me plot sakrifica.Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku u shpreh se pushtuesi serb para 24 vitesh ka tentuar që të arrestojë në mënyrë tinëzare Adem Jasharin dhe të tjerët.
“Por, këto janë zmbrapsur me 22 janar të vitit 1998, gjë që kanë parë se këtu ka rezistencë dhe është dashur që aty të vijnë me forca më të shtuara me 5,6,7 mars e kanë sulmuar me taksa dhe atelieri familjen Jashari. Por, në atë kohë rezistenca e familjes Jashari ka bërë që nuk mund të pushtohet kollaj ky vend. Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që këto vlera, këto sakrifica përveç që duhet t’i nderojnë duhet edhe të përkujdesen për to që sot e kësaj dite Kompleksi i Jasharajve, por edhe komplekse të tjera nuk janë të rregulluara dhe të mirëmbajtura nga institucionet e Kosovës”, u shpreh ai.