Jasharaj: Të shtunën nuk do të ketë mësim
Lexohet për: 2 min.
288225403_643771710641642_2249979329788542318_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se kompensimi për orët e humbura gjatë grevës nuk do të bëhet këtë të shtunë, siç ka thënë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

Në një konferencë për media, Jasharaj bëri të ditur se do të zbatohet kontrata kolektive e nënshkruar mes SBAShK-ut dhe MAShT-it, në këtë formë sipas tij nuk do të kompensohen orët e humbura.

Ai tha se ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci në vend të konsultimeve edhe me palët tjera mori vendim të një anshëm dhe sipas tij, SBAShK-u e ka për obligim të zbatoj kontratën kolektive.

Më tej, Jasharaj tha se presin ftesë për takim nga ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci nëse do të ketë ndonjë marrëveshje të veçantë mes dy palëve, ndryshe sipas tij nëse nuk ka ftesë për takime, SBAShK-u do të vazhdojë të zbatojë atë çfarë thuhet në kontratë. Derisa ka shtuar se Nagavci nuk e ka respektuar kontratën kolektive ku thuhet se orët e humbura nuk do të respektohen.

Ai tha se qeveria duhet t’a ndalë shkeljen e ligjeve dhe goditjet ndaj SBAShK-ut dhe të ulet të dialogojë me SBAShK-un.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025