Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, është takuar sot me zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi, me të cilin diskutoi për fillimin e vitit të ri shkollor, pakënaqësitë dhe kërkesat e mësimdhënësve karshi Qeverisë.
Jasharaj kërkoi që furnizimi me tekste shkollore këtë vit të bëhet nga MASHTI duke i dërguar tekstet shkollore në shkolla si dhe të ketë libra të rinj për të gjithë nxënësit e nivelit fillor dhe të mesëm të ulët - nga klasa 1 deri 9.
Ai po ashtu kërkoi që të ketë më shumë takime ndërmjet sindikatës dhe MASHTI-t, pasi “në këtë mënyrë mund të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve dhe zgjidhen problemet aktuale në arsim.”
Ndërsa, zëvendësministri Kelmendi premtoi se do t’i shqyrtojë kërkesat e SBASHK-ut dhe do t’i informojë ata mbi përgatitjet e MASHTI-t për vitin e ri shkollor.