Japoni-Kroaci, nis ndeshja në “Al Janoub stadium”
Lexohet për: 1 min.
nis
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka nisur tashmë në “Al Janoub Stadium” ndeshja ndërmjet Japonisë dhe Kroacisë.

Kroacia do ta kërkojë sot një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar, por nuk do ta ketë aspak të lehtë pasi do të ballafaqohet me Japoninë.

Japonezët erdhën në këtë fazë pasi e mposhtën Spanjën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve me rezultat 2-1 dhe janë tejet të motivuar që ta ndjekin edhe më tutje ëndrrën e tyre në këtë kompeticion të madh, raporton KosovaPress.

Kroatët vijnë në këtë përballje të kompletuar, kurse në radhët e Japonisë do të mungojnë Hakura për shkak të kartonëve dhe Kubo për shkak të lëndimit.

Skuadra e kanë nisur ndeshjen me përbërjet e më posthme:

Japonia: Gonda, Tomiyasu, Yoshida, Nagatomo, Taniguchi, Doan, Endo, Ito, Kamada, Maeda, Morita.

Kroacia: Livakovic, Barisic, Lovren, Gvardiol, Juranovic, Modric, Brozovic, Kovacic, Petkovic, Kramaric, Perisic.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024