Ja si e komentojnë qytetarët vendimin e Kurtit për të ndihmuar palestinezët
Tema
Lexohet për: 2 min.
6 ditë më parë
Linku u kopjua
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë 500 mijë euro ndihmë për popullin palestinez në Gaza.
Këtë vendim të qeverisë e kanë cilësuar si të qëlluar dhe gjeste human shumë qytetarë. Xhavit Qorolli thotë se edhe Kosova është ndihmuar nga vendet e tjera gjatë kohës së luftës.
Edhe qytetari tjetër Selman Fazliu e quan të qëlluar vendimin për t’iu dalë në ndihmë popullit palestinez pas përfundimit të konfliktit në Gaza.
Qamil Hajdari thotë se duhet të ndihmohen të gjithë popujt që përballen me luftë.
Kujtojmë, vendimi i Qeverisë vjen gjatë fushatës zgjedhore, por Albin Kurti tha se Qeveria shpreson për paqe afatgjatë në rajon dhe gjetjen e një zgjidhje midis izraelitëve dhe palestinezëve në formatin me dy shtete.
Kryeministri aktual ka përshëndetur armëpushimin e arritur ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, i cili do t’i jep fund konfliktit prej gati një vit e gjysmë. Ai tha se faza e parë e armëpushimit parasheh lejimin e ndihmave dhe për këtë arsye Kosova do të ndihmojë palestinezët në Gaza me 500 mijë euro. Konflikti në Gaza shpërtheu pasi Hamasi kreu sulme terroriste më 7 tetor 2023 duke marre pengje izraelite.