Ja sa qytetarë morën ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente për gjashtë muaj
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka njoftuar se brenda gjashtë muajve në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë trajtuar 46 mijë e 769 qytetarë.

“Bazuar në raportin gjashtë mujor të punës, 46 mijë e 769 pacientë kanë marrë shërbime shëndetësore, prej tyre 4 mijë e 770 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme internistike dhe kirurgjike. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, mbi 10 mijë pacientë janë trajtuar në reanimim, 15 mijë ne shërbimin internistik, 7 mijë e 505raste kirurgjike, mbi 10 mijë pacientë në shërbimin ortopedik. Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 636 operacione në sallat operative dhe  mbi 3 mijë raste në sallën e vogël të intervenimeve”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, thuhet se përmes investimit nga Ministria  e Shëndetësisë edhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, hapësirat e  Klinikës Emergjente i janë nënshtruar një renovimi të tërësishëm, dhe tashmë punimet janë në fazën finale, ku për pacientët dhe stafin do të krijohen kushte shumë më të mira.

Poashtu, ShSKUK, ka përmirësuar dukshëm furnizimin me barna dhe material shpenzues, ku me prioritet të lartë është furnizuar Klinika Emergjente.

Më tutjet thuhet se ShSKUK ka marrë masa bashkë me spitalet e përgjithshme, që rastet emergjente që mund të marrin trajtimin në spitalet e përgjithshme, mos të referohen  në QKUK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025