Nga 15 komunat e Kosovës, buxheti në secilin rast për vitin e ardhshëm do të jetë me i lartë, diku 2 për qind e diku deri ne 11 për qind. Komuna e Ferizajt ka rritjen më të lartë në buxhet me rreth 11.7 për qind, pasuar nga Graçanica me rreth 10.8 për qind dhe Klina me rreth 10.4 për qind. Ndërsa, shkallën më të ulët të rritjes së buxhetit e ka Komuna e Obiliqit me një rritje vjetore prej 1.88 për qind. Kështu është bërë e ditur në tryezën e diskutimit në të cilën është prezantuar analiza “Planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2025”, e organizuar nga Instituti GAP dhe Helvetas/projekti DEMOS.
Ndërkaq, nga analiza vërehet se investimet kapitale në këto 15 komuna janë paraparë që të realizohen 670 projekte kapitale, për të cilat do të ndahet buxhet prej 88 milionë euro. Nga to, vetëm 17 milionë (afro 20%) do të shkojnë në projekte të reja, ndërsa 71 milionë euro.
Ndërsa ka thënë se komunat e përfshira janë: Drenasi, Kaçaniku, Peja, Kamenica, Obiliqi, Graçanica, Suhareka, Rahoveci, Klina, Vitia, Dragashi, Juniku, Ferizaji, Podujeva dhe Prizreni.
Ndërsa ai ka treguar për numrin e investimeve të parapara në këto komuna.
Ndërkaq, kryesuesi i Kolegjiumit për Financa, Asocacioni i Komunave të Kosovës, Durim Halilaj, ka thënë se vazhdojnë të ballafaqohen me telashe lidhur me kontratën kolektive në arsim dhe shëndetësi.
Ndërsa, nga të gjeturat e analizës vihet në pah se asnjë komunë në planifikimet buxhetore nuk u referohet planeve ose strategjive lokale ose nacionale që janë hartuar me qëllim të orientimit strategjik, jo vetëm buxhetor, por edhe social e shoqëror.