Ja kush mori më së shumti ‘kokrra’ deri më tash në LDK
Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për deputetë, dihen edhe “kokrrat” që kanë marrë deri më tash.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sipas rezultateve preliminare të KQZ-së nga 99.72 për qind të votave të numëruara, renditet e treta me 17.67 për qind ose 147 mijë e 827.
Votat për deputetë, të numëruara nga më shumë se 78 për qind, tregojnë se kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku aktualisht ka 94 mijë e 778. Në vendin e dytë renditet Doarsa Kica Xhelili me 38 mijë e 019. Ish-ministrja e Financave Hykmete Bajrami me 35 mijë e 707, pasuar nga Kujtim Shala me 31 mijë e 703, ish-kryeministri Avdullah Hoti me 26 mijë e 196, Lutfi Haziri me 24 mijë e 780 vota.
Anton Quni, i cili në listën zgjedhore të LDK-së kishte numrin 10, ka marrë 23 mijë e 493 vota. Jehona Lushaku Sadriu 18 mijë e 463, Imri Ahmeti 17 mijë e 382, Armend Zemaj 16 mijë e 758.
Pasojnë Marigona Geci me 15 mijë e 59 vota, Fadil Hadergjonaj 13 mijë e 657, Besian Mustafa 12 mijë e 931, Shkëmb Manaj 12 mijë e 223, Sokol Haliti 12 mijë e 40, Gazmend Muhaxheri 12 mijë e 19, Krenar Xhaferi 12 mijë e 14, Ekrem Hyseni 11 mijë e 917, Serbeze Muçaj 11 mijë e 774, Paris Guri 11 mijë e 524, Arben Gashi 11 mijë e 523.
Kandidatët e tjerë në listën e LDK-së deri më tash kanë më pak se 10 mijë vota, duke përfshirë Xhafer Gashin, kryetarin e Obiliqit 9 mijë e 975, Alban Zogaj, nënkryetar i Prishtinës 9 mijë e 837.