Izraeli i gatshëm të negociojë për t'i dhënë fund luftës me Libanin
Bota
Lexohet për: 1 min.
g43g43
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Izraeli nuk ka "asnjë qëllim" që konflikti me Hezbollahun të arrijë "përshkallëzim të plotë", tha përfaqësuesi i përhershëm izraelit në Kombet e Bashkuara për Sky News.

Ambasadori Danny Danon tha se Izraeli është i gatshëm të negociojë me Libanin për t'i dhënë fund sulmeve.

"Qeveria libaneze ka një përgjegjësi ndaj popullit libanez. Ne nuk kemi ndërmend të lejojmë një përshkallëzim të plotë apo luftë me Libanin apo Hezbollahun, por nuk mund të vazhdojmë me situatën ashtu siç është. Ne preferojmë diplomacinë”, tha ai, duke shtuar se Izraeli ishte "gati për të negociuar".

Ushtria izraelite më herët njoftoi se kishte vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, Ibrahim Aqil.

“IDF ka eliminuar Ibrahim Aqil, kreun e sistemit operativ të Hezbollahut dhe komandantin aktual të forcave të Radvanit dhe udhëheqësin e planit të Hezbollahut për të pushtuar Galilenë”, tha ushtria në një deklaratë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024