Italia përgatit një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani njoftoi në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës (URC) në Berlin të martën se Italia po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake për Kievin që përmban sistemin e mbrojtjes ajrore Samp-T (sistem antiraketë).  Sistemi francezo-italian që mund të gjurmojë dhjetëra raketa balistike dhe të përgjojë shumë në të njëjtën kohë.

Italia dhe Franca i dhuruan Ukrainës një Samp-T vitin e kaluar si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar Kievin të mbrohej nga Moska pasi Rusia nisi një luftë agresioni ndaj fqinjit të saj në vitin 2022.

“Para së gjithash, jam dakord me Dmytro Kuleba kur ai thotë se strategjia e parë për rindërtimin e Ukrainës është mbrojtja e infrastrukturës dhe ndërtesave me mbrojtjen ajrore”, tha Tajani në konferencë, duke iu drejtuar homologut të tij ukrainas.

“Kjo është arsyeja pse unë dua t'ju informoj se Italia është e gatshme të dërgojë një paketë të re ushtarake me Samp-T për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.”

Tajani njoftoi gjithashtu një paketë të re prej 140 milionë eurosh për "infrastrukturën, hekurudhat, shëndetsinë, bujqësinë dhe pastrimin e minave të Ukrainës.

 “Ka edhe 45 milionë për rindërtimin e Odesës”, shtoi ai.

 “Sot do të nënshkruajmë një memorandum për bashkëpunim në këtë fushë”. /ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024