Isufi: Siç është bërë ushtria dhe pavarësia, do të ndodhë edhe anëtarësimi në NATO
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
ahmet-isufi-
3 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, tha se nën qeverisjen e Ramush Haradinajt do të ndodhë anëtarësimi në NATO.

Isufi theksoi se ky proces do të ndodhë ashtu siç ka ndodhur edhe liria dhe pavarësia e vendit.

Lidhur me këtë, Isufi ka folur të mërkurën në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

“Liria e Kosovës nuk ka ardhur me një konsensus të plotë të Kombeve të Bashkuara, ose si me thënë të një organizimi që kanë qenë të rezervuara, ose kundër Kosovës. Kanë ardhur me një vendim më ndryshe të ndikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Isufi.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025