Isufi në Malishevë: U tubuam për ndryshimin që duhet të ndodhë në Kosovë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi, gjatë një tubimi me qytetarë të Malishevës u shpreh i bindur në fitoren e radhës pasi që sipas tij koalicionit i prijnë njerëzit e dëshmuar që kanë lënë gjurmë, në themelet e lirisë dhe në ndërtimin e shtetit.
Isufi shtoi se gjendja aktuale në Kosovë kërkon përkushtim e angazhim deri në arritjen e fitores.
Postimi i plotë:
U tubuam, për ndryshimin që duhet të ndodhë në Kosovë sepse gjendja aktuale kërkon përkushtim e angazhim deri në arritjen e fitores.
Qytetarët e Malishevës, janë të bindur në fitoren e radhës pasi që koalicionit i prijnë njerëzit e dëshmuar që kanë lënë gjurmë, në themelet e lirisë dhe në ndërtimin e shtetit.
Entuziazmi shihet gjithandej, për shkak se qytetarët nuk pajtohen me stagnimin, izolimin e sanksionimin që po i ndodh vendit, por kërkojnë siguri, zhvillim, mirëqenie e integrim.
Me vizion dhe program praktik e të realizueshëm, me kandidatë me vlera profesionale e kombëtare, për Kosovën Fituese- Direkt në NATO.
#137
Artikull i sponsorizuar