Ismajli: Qytetarët kanë vendosur të besojnë tek PDK-ja si forca e parë në vend
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Naim Ismaili PDK
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli i cili në listën zgjedhore kandidon me numër 48 ka thënë se Kosova mundet më mirë.

Sipas tij në çdo lagje, fshat e qytet, e kanë përkrahjen e madhe të qytetarëve që sipas tij kanë vendosur të besojnë tek PDK-ja si forca e parë në vend.

“Deri më 9 shkurt 2025, na ndajnë vetëm disa ditë, dhe është koha që të tregojmë se Kosova meriton një të ardhme më të mirë, një të ardhme të udhëhequr nga vizioni i qartë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Bedri Hamza si kryeministër i ardhshëm. Nga çdo lagje, fshat e qytet, kemi përkrahjen e madhe të qytetarëve që kanë vendosur të besojnë tek PDK-ja si forca e parë në vend. Ky masovitet është dëshmi e qartë se Kosova është gati për ma mirë, dhe për një udhëheqje të përgjegjshme që punon për të mirën e të gjithëve. Prandaj, mobilizimi është kyç! Të mos ndalemi deri më 9 shkurt. Çdo angazhim i yni është një hap më afër fitores, një hap më afër një Kosove që mundet dhe do të bëjë më mirë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025