Ishte i përfshirë në një zjarrvënie në Prishtinë, i dyshuari arrestohet në Jarinjë, afër Serbisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ishte i përfshirë në një zjarrvënie në Prishtinë, i dyshuari arrestohet në Jarinjë, afër Serbisë
Një person i dyshuar për shtytje në zjarrvënie është arrestuar sot në pikën kufitare me Serbinë, në Jarinjë, nga hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.
Sipas forcave të rendit, i kapuri është B.H., 37 vjeç. AI dyshohet se ishte i përfshirë në një rast zjarrvënieje që kishte ndodhur më 16 nëntor 2025 në rrugën “Nezir Gashi” në kryeqytet.
Në këtë rast ishte djegur një automjet, ndërsa nga zjarri ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia bëri të ditur se arrestimi është kryer në kuadër të hetimeve për rastin, ndërsa i dyshuari konsiderohet personi i dytë i arrestuar lidhur me këtë ngjarje të vitit të kaluar.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Kosovapress/