Ish-ylli i Anglisë: Ishte vërtet kënaqësi të shikosh Shqipërinë në këtë pjesë të parë
Lexohet për: 1 min.
6-Townsend
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli pjesën e parë në epërsi kundër Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit B të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Shqipëria momentalisht po avancon 1:0 kundër Kroacisë, falë golit të shënuar nga Qazim Laçi, raporton KosovaPress.

Deri tani Shqipëria po tregon paraqitje fantastike në fushë, e cila e ka lënë të impresionuar ish-yllin e Anglisë, Andros Townsend.

Townsend tha për “itv Sport” që ishte kënaqësi për të ta shikojë deri tani Shqipërinë duke luajtur.

“Ishte vërtet kënaqësi të shikosh Shqipërinë në këtë pjesë të parë. Taktikat, plani i lojës, ata e kanë bërë atë në mënyrë të shkëlqyeshme”, tha Townsend.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024