Në Projektligjin e ri për sport që po hartohet nga ana e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ndër të tjera parashihet edhe trajtimi i kontributit të sportistëve të viteve të 80-ta dhe 90-ta, përkatësisht kompensimi i tyre.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani duke thënë se kjo ishte një kërkesë e vjetër e komunitetit sportiv.
“Krenaria dhe dinjiteti që e kanë njerëzit e sportit që e kanë pasur gjatë viteve të 90-ta sigurisht që nuk është shpaguar sa duhet, nuk ka pasur trajtimin dhe kujdesinë duhur të autoriteteve apo institucioneve të duhura të vendit dhe mendoj se një arsyetim dhe përkrahje, një shpagim në një formë apo tjetër, çfarëdo qoftë ajo, nuk do të thotë që duhet të ketë një vlerë nominale, edhe pse shumë prej tyre janë në një situatë mjaftë të rënduar sociale që jetojnë që jetojnë edhe dita e ditës, unë besoj që do të ishte një satisfaksion, një kënaqësi shumë e madhe”, ka thënë Latifi.
Derisa kujton disa nga momentet më të vështira nëpër të cilat kanë kaluar, ish-futbollisti Alban Krasniqi ka thënë për KosovaPress se shteti duhet të bëjë më shumë për atë gjeneratë të artë e cila në një formë edhe i ka bërë ballë edhe regjimit të atëhershëm.
Ndryshe, projektligji i ri për sportit pritet shumë brenda pak javëve të hidhet në votim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.