Ish-rektori i shkarkuar: Ende pa e marrë vendimin, e hapën konkursin
Lexohet për: 1 min.
naser-sahiti-050122
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish rektori i UP-së i shkarkuar para një muaji, Naser Sahiti ka hedhur dyshime ndaj mënyrë se si u shkarkua ai nga pozita e rektorit. Sahiti në Prime Time tha se ende pa u marrë vendimi nga ana e tij, është hapur konkursi për këtë pozitë.

“Mandati është i ndërprerë pa ndonjë bazë e ndonjë arsye. Ata që e kanë marrë  këtë veprim e kanë parë të shkojnë në këtë formë. Madje, në këtë proces nuk i kanë përfillur as procedurat elementare, me një nguti që është vështirë të arsyetohet, e kanë marrë këtë vendim. Kanë shku me hapje të konkursit, ende pa e marrë unë vendimin”, tha Sahiti teksa ka thënë se ka nisur procedurat e ankesës në Ministrinë e Arsimit. /Gazeta10

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025