Ish-ministri Rikalo dënohet me 3 vjet burgim
Lexohet për: 3 min.
rikalo
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ka informuar sot se ka shpallur fajtor ish-ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Ninad Rikalon, duke e dënuar me 3 vjet burgim. Ndërsa, ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë në fjalë, Kapllan Halimi është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Rikalo është dënuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje” si dhe i është shqiptuar edhe dënim plotësues. “N.R i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 (tre) viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar si në këtë aktgjykim.”, ka bërë të ditur gjykata.

https://kosovapress.com/admin/falsifikoi-parate-gjykata-themelore-ne-prishtine-shpall-aktgjykimin-ndaj-te-akuzuarit-r-z/

Halimi është dënuar me burgim për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje” si dhe i është shqiptuar edhe dënim plotësues.

“Të akuzuarit K.H i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 (tre) viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar si në këtë aktgjykim. Detyrohen të akuzuarit që ti paguajnë shpenzimet e procedurës penale edhe atë: për ekspertizën financiare në mënyrë solidare shumën prej 2000 (dymijë) €uro, për shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç në shumën prej 500 (pesëqind ) €uro, si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave  të krimit secili veç e veç shumën prej 100 (njëqind) €uro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndërsa, të akuzuarit Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Shkëlzen Morina, Leon Thaçi, Lindar Krasniqi dhe Albana Zeqiri janë liruar nga akuza për shkak se nga dëgjimi i dëshmitarëve, ekspertit  dhe provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtëtuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”.

https://kosovapress.com/admin/refuzohet-kerkea-per-mbrojtje-te-ligjshmerise-ndaj-stanishiqit-i-denuar-per-krime-lufte/

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bikd-drejtesia-deshtoi-ne-luftimin-e-korrupsionit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025