Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kërkuar që Kosova të nis sa me parë interesimin për prodhimin në industrinë e mbrojtjes.
Mehaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se tashmë kur të gjitha vendet e rajonit kanë nisur që të rrisin kapacitete e tyre të industrisë së mbrojtjes, shtrohet pyetje se çka po bën vendi i ynë, Republika e Kosovës.
Sipas Armend Mehajt për këtë çështje sa ky i fundit ishte ministër janë bërë të gjitha koordinimet me aletaët ndërkombëtarë.
“Janë bërë me kohë koordinime me aleatët tonë dhe me kompani të caktuara të cilët janë kanë dhe janë të gatshme me e ndihmua Kosovën në fazën e saj të startimit të prodhimit në industrinë e mbrojtjes, duke ofruar mundësitë qofte e tyre, e Kosova vetëm anën infrastrukturore. Pra, gatishmërinë e shteteve tona mike, ne duhet ta kthejmë në gatishmëri dhe pune të ecjes para, sepse fuqizimi i ynë i mëtejshëm edhe në fushën e prodhimit në industrinë e prodhimit për mbrojtje është garanci për paqe dhe siguri të vendit tonë, rajonit dhe aleateve tonë”, ka thënë Armend Mehaj.
“Tashmë është e provuar se fqinji ynë veriorë, i cili ka apetite territoriale ndaj Kosovës, Serbia, e ka nisur me të madhe prodhimin në industrinë ushtarake, dhe këtë duke luajtur me dy kartat e saja, njërën me Rusinë dhe tjetrën me perëndimin, dhe ketë të fundit po e përdorë që ndërrimin e tretë të prodhimit të saj të ia dedikon Ukrainës. Ky akt i saj është rast që Serbinë e ofron edhe me tej kah aleatet tonë perëndimor dhe veri-atlantik. Shteti i ynë nuk duhet të humb shumë kohë, por të nis sa me parë interesimin për prodhimin në industrinë ushtarake”, ka shtuar Armen Mehaj.
Sipas tij, një vullnet i tillë për nisjen e prodhimit të industrisë së mbrojtjes, e ka pasur dhe e ka edhe kryeministri Albin Kurti.